Bota

Ministri izraelit i ekstremit të djathtë hyn me forcë në xhaminë Al-Aksa

- Hyrja e sotme me forcë në kompleksin Al-Aksa ishte e teta nga ministri i ekstremit të djathtë që kur ai u bë pjesë e kabinetit të kryeministrit Benjamin Netanyahu në vitin 2022

Ahmed Asmar  | 11.06.2025 - Përdıtësım : 12.06.2025
Ministri izraelit i ekstremit të djathtë hyn me forcë në xhaminë Al-Aksa

Ankara

ANKARA (AA) - Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, mëngjesin e sotëm ka hyrë me forcë xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Departamenti i Fondacionit Islam në Kuds tha se Ben-Gvir bastisi kompleksin e xhamisë Al-Aksa nën mbrojtjen e forcave izraelite.

Hyrja e sotme me forcë në kompleksin Al-Aksa ishte e teta nga ministri i ekstremit të djathtë që kur ai u bë pjesë e kabinetit të kryeministrit Benjamin Netanyahu në vitin 2022.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.