Bota

Ministri izraelit dëshiron të ndërtojë tempull hebre në vend të xhamisë Al-Aksa

Ministri izraelit i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich deklaroi se "dëshiron të ndërtojë tempull në vendin e xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar"

Enes Canlı  | 27.05.2025 - Përdıtësım : 27.05.2025
Ministri izraelit dëshiron të ndërtojë tempull hebre në vend të xhamisë Al-Aksa

Kuds

Ministri izraelit i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich deklaroi se "dëshiron të ndërtojë tempull në vendin e xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar", transmeton Anadolu.

Duke folur në Murin e Burakut (Vajtimit) të xhamisë Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Kudsin Lindor të pushtuar, Smotrich iu drejtua grupeve të ekstremit të djathtë që morën pjesë në marshimin provokues në përgjigje të pushtimit të Kudsit Lindor nga Izraeli.

Në fund të fjalimit të tij, në të cilin mori përgjigje "po" nga publiku për pushtimin dhe konfiskimin e mëtejshëm të tokës në Gaza, Smotrich shënjestroi drejt xhamisë Al-Aksa dhe tha se "dëshironte të shihte një tempull të ndërtuar aty". Ministri i Financave i ekstremit të djathtë të Izraelit tha: "Buxheti është prej meje".

Në Izrael e djathta ekstreme të cilët quhen "sionistët fetarë" bëjnë thirrje për ndërtimin e një tempulli të quajtur "tempulli i tretë" në vendin ku ndodhet Mesxhidi Al Aksa.

Izraeli po gërmon duke pretenduar se janë rrënojat e një tempulli hebre poshtë kompleksit të xhamisë Al-Aksa.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın