Bota

Ministri i Mbrojtjes: Ushtria izraelite fillon ofensivën tokësore në Liban

Ministri Israel Katz thotë se mijëra banorë të zhvendosur nga jugu i Libanit "nuk do të kthehen" në shtëpitë e tyre në jug të lumit Litani

Lina Altawell  | 16.03.2026 - Përdıtësım : 16.03.2026
Ministri i Mbrojtjes: Ushtria izraelite fillon ofensivën tokësore në Liban

Stamboll

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit konfirmoi se ushtria izraelite ka filluar ofensivë tokësore në Liban, ndërsa përshkallëzimi rajonal vazhdon të zgjerohet, transmeton Anadolu.

"IDF (ushtria) ka nisur një manovër tokësore në Liban për të hequr kërcënimet dhe për të mbrojtur banorët e Galilesë dhe veriut", tha Israel Katz në komente të publikuara nga gazeta "Yedioth Ahronoth" gjatë një vlerësimi situate në selinë ushtarake Kirya në Tel Aviv.

"Qindra mijëra banorë nga jugu i Libanit që janë larguar dhe po largohen nga shtëpitë e tyre nuk do të kthehen në shtëpitë e tyre në jug të zonës së Litani-t", shtoi ai.

Katz tha se kryeministri Benjamin Netanyahu ka urdhëruar ushtrinë të shkatërrojë atë që e përshkroi si "infrastrukturë militantësh" në fshatrat libanezë përgjatë kufirit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın