Bota

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm vizitë zyrtare në Irak

Temat kryesore të bisedimeve do të jenë bashkëpunimi midis Turqisë dhe Irakut në luftën kundër terrorizmit

Sarp Özer  | 18.01.2021 - Përdıtësım : 18.01.2021
Ministri i Mbrojtjes i Turqisë dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm vizitë zyrtare në Irak

Ankara

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, gjenerali Yaşar Güler, kanë mbërritur në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, për të zhvilluar një vizitë zyrtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Akar dhe gjenerali Güler, gjatë qëndrimit në Bagdad, fillimisht do të vizitojnë Ministrinë e Mbrojtjes të Irakut.

Akar dhe Güler do të priten me ceremoni nga Juma Inad, ministri i Mbrojtjes i Irakut, presidenti Barham Salih, kryeministri Mustafa al-Qazimi dhe ministri i Brendshëm, Othman al-Ghanimi.

Temat kryesore të bisedimeve thuhet se do të jenë bashkëpunimi midis Turqisë dhe Irakut në luftën kundër terrorizmit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.