Ministri i Jashtëm turk takohet me homologun saudit New York
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe homologu i tij saudit, Princi Faisal bin Farhan, u takuan në Turkevi.

Stamboll
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe homologu i tij saudit, Princi Faisal bin Farhan, u takuan sot në New York, tha Ministria e Jashtme turke, transmeton Anadolu.
Takimi u zhvillua në Qendrën Turkevi, ose Shtëpinë Turke, deklaroi ministria në platformën turke të medias sociale “NSosyal”.
Nuk u dhanë detaje të mëtejshme në lidhje me takimin.
Zyrtarë të lartë turq, përfshirë Fidanin dhe presidentin Recep Tayyip Erdoğan, ndodhen në New York me rastin e sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që do të zhvillohet nga 23 deri më 29 shtator.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.