Bota

Ministri i Jashtëm turk shpreh shqetësim për sulmet izraelite ndaj Sirisë

Hakan Fidan ka kërkuar që ndërhyrjet që kërcënojnë sigurinë rajonale dhe përpjekjet për të vendosur stabilitet në Siri të ndalen menjëherë.

Esra Tekin  | 16.07.2025 - Përdıtësım : 16.07.2025
Ministri i Jashtëm turk shpreh shqetësim për sulmet izraelite ndaj Sirisë

Stamboll

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka shprehur shqetësim për sulmet e Izraelit që synuan Sirinë jugore dhe kryeqytetin Damask në një telefonatë me homologun e tij sirian, Hassan al-Shaibani, thanë burime diplomatike turke, transmeton Anadolu.

Fidan ka thënë se sulmet e Izraelit në Sirinë jugore dhe në Damask janë shkak për shqetësim.

Ai ka kërkuar që ndërhyrjet që kërcënojnë sigurinë rajonale dhe përpjekjet për të vendosur stabilitet në Siri të ndalen menjëherë.

Fidan gjithashtu ka nënvizuar rëndësinë e përpjekjeve të të gjitha palëve përkatëse për të rivendosur paqen në Siri.

Izraeli kreu sulme ajrore në Damask sot, duke shënjestruar Ministrinë e Mbrojtjes së Sirisë dhe zonat pranë pallatit presidencial.

Goditjet erdhën ndërsa Izraeli rifilloi sulmet në provincën Suwayda të Sirisë jugore, duke paralajmëruar se ato do të vazhdojnë nëse forcat siriane nuk tërhiqen.

Ushtria siriane kishte vendosur trupa në zonë për të rivendosur rendin pasi përleshjet midis grupeve të armatosura druze dhe beduine shkaktuan të paktën 30 të vdekur.

Ushtria izraelite pretendon se operacionet kanë për qëllim mbrojtjen e pakicës druze.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın