Bota

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan nesër do të vizitojë Katarin

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan do të vizitojë nesër Katarin dhe do të takohet me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Mohammed bin Abdurrahman Al Thani

Tuğba Altun  | 16.04.2024 - Përdıtësım : 16.04.2024
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan nesër do të vizitojë Katarin

Ankara

Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan do të vizitojë nesër Katarin dhe do të takohet me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Mohammed bin Abdurrahman Al Thani, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Jashtme turke thuhet se Fidan në Katar do të takohet me homologun e tij, Al Thani.

Gjatë takimit do të shkëmbehen mendime për marrëdhëniet dypalëshe, situatën në Palestinë dhe zhvillimet rajonale.

Sipas informacioneve të marra nga burime diplomatike, Fidani në kuadër të vizitës do të takohet edhe me zyrtarë të Hamasit ndërsa në rend dite do të jenë negociatat e vazhdueshme në kuadër të takimeve.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın