Ministri i Jashtëm i Izraelit mbërrin për vizitë në Somaliland pas njohjes
Saar pritet të takohet me presidentin e Somalilandit, Abdirahman Mohamed Abdullahi gjatë vizitës, tha një burim diplomatik i Somalilandit për kanalin izraelit i24NEWS
Stamboll
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar mbërriti në rajonin separatist Somaliland të Somalisë, pothuajse dy javë pasi Tel Avivi e njohu rajonin mes zemërimit ndërkombëtar, raportuan mediat izraelite, transmeton Anadolu.
Saar pritet të takohet me presidentin e Somalilandit, Abdirahman Mohamed Abdullahi gjatë vizitës, tha një burim diplomatik i Somalilandit për kanalin izraelit i24NEWS.
Të dy zyrtarët janë planifikuar të mbajnë konferencë të përbashkët për mediat më vonë gjatë ditës, tha burimi.
