Ministri i Jashtëm i Iranit i quan protestat e vazhdueshme "luftë terroriste"
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, thotë se grupe të armatosura janë infiltruar në demonstrata, duke pretenduar gjithashtu se autoritetet kanë prova për urdhra për të qëlluar civilët dhe forcat e sigurisë
Stamboll
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha të hënën se protestat e vazhdueshme në vend nuk mund të përshkruhen si demonstrata, duke i quajtur ato "luftë terroriste", transmeton Anadolu.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Araghchi tha: "Ajo që po ndodh tani nuk është protestë, është një luftë terroriste kundër vendit".
"Autoritetet iraniane posedojnë regjistrime audio të mesazhe zanore të dërguara elementëve terroristë që i urdhërojnë ata të hapin zjarr ndaj civilëve dhe forcave të sigurisë", pohoi ai.
Araghchi tha se grupet gjithashtu shënjestruan ndërtesa qeveritare, stacione policie dhe dyqane, dhe pretendoi se autoritetet kanë imazhe që tregojnë shpërndarjen e armëve midis protestuesve.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
