Bota

Ministri i Jashtëm francez: Lufta kundër grupit terrorist ISIS mbetet "prioritet absolut"

"Erdha këtu në Siri për të riafirmuar këtë përparësi absolute të Francës", tha ministri Jean-Noel Barrot në kryeqytetin Damask

İlayda Çakırtekin  | 05.02.2026 - Përdıtësım : 05.02.2026
Ministri i Jashtëm francez: Lufta kundër grupit terrorist ISIS mbetet "prioritet absolut"

Stamboll

Vazhdimi i luftës kundër grupit terrorist ISIS (DAESH) është një "prioritet absolut", tha ministri i Jashtëm francez të enjten gjatë një vizite në Siri, transmeton Anadolu.

"Gjatë dhjetë viteve të fundit, Franca ka luftuar - pa pushim dhe pa mëshirë - kundër terroristëve të DAESH-it në Irak, si dhe në Siri ... Erdha këtu në Siri për të riafirmuar këtë përparësi absolute të Francës", tha ministri Jean-Noel Barrot në kryeqytetin Damask.

Barrot mbërriti në Damask të enjten për bisedime me homologun e tij sirian Asaad al-Shaibani, raportuan mediat siriane.

Kryediplomati Barrot mbërriti në Pallatin Tishreen në Damask, ku u prit nga Shaibani për bisedime zyrtare.

Vizita shënon ndalesën e parë në turneun e Barrot në Lindjen e Mesme, i cili do ta çojë atë gjithashtu në Irak dhe Liban, sipas Ministrisë së Jashtme Franceze.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.