Ministri i Jashtëm turk do të takohet të premten në Stamboll me delegacionet nga SHBA-ja, Ukraina dhe Rusia
Ministri i Jashtëm turk, delegacioni amerikan i udhëhequr nga Rubio, delegacioni ukrainas nga Umerov dhe delegacioni rus nga Medinsky do të jenë në Stamboll të premten, tha Ministria e Jashtme turke
Stamboll
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe delegacionet e SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës do të jenë në Stamboll të premten, thanë burime të Ministrisë së Jashtme, transmeton Anadolu.
Ministri i jashtëm turk do të presë delegacionin e SHBA-së, të udhëhequr nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, delegacionin ukrainas të udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov dhe delegacionin rus të udhëhequr nga Këshilltari Presidencial Vladimir Medinsky.
Formati nuk është përcaktuar ende.
