Ministri i Jashtëm i Turqisë, Fidan: Është privilegj të presësh takimin e NATO-s
"Si Turqi, ndihemi shumë të privilegjuar që mbajmë këtë takim të rëndësishëm, veçanërisht në këtë kohë shumë të rëndësishme dhe të veçantë", tha kryediplomati turk
Ankara
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan tha se "Si Turqi, ndihemi shumë të privilegjuar që jemi mikpritës të këtij takimi të rëndësishëm (Takimi joformal i ministrave të Jashtëm të NATO-s), veçanërisht në këtë kohë shumë të rëndësishme dhe të veçantë", raporton Anadolu.
Fidan dha një deklaratë për media në ditën e dytë të Takimit joformal të ministrave të Jashtëm të NATO-s që u mbajt në Qendrën e Kongreseve NEST në qytetin e Antalyas.
"Si Turqi, ndihemi shumë të privilegjuar që mbajmë këtë takim të rëndësishëm, veçanërisht në këtë kohë shumë të rëndësishme dhe të veçantë", tha kryediplomati turk.
Ai theksoi se në rajonin euroatlantik kanë ndodhur shumë zhvillime të rëndësishme dhe se si partnerë të NATO-s, ata do të diskutojnë për bashkëpunimin në mbrojtje dhe sigurimin e paqes në Ukrainë.
Fidani deklaroi se do të bëjnë përgatitje për Samitin e NATO-s që do të mbahet në Hagë të Holandës në qershor.
