Ministri i Jashtëm francez denoncon “sulmin e papranueshëm” ndaj kishës katolike në Gaza
“Këto sulme janë të patolerueshme; është koha që masakra në Gaza të ndalet”, ka thënë Jean-Noel Barrot.
Bruksel
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, denoncoi sot sulmin ndaj një kishe katolike në Rripin e Gazës, duke e quajtur atë “të papranueshëm”, transmeton Anadolu.
“Sulm i papranueshëm në Gaza ndaj Kishës së Familjes së Shenjtë, historikisht nën mbrojtjen e Francës”, shkroi ai në X.
Barrot shprehu solidaritetin e Francës me Patriarkun Latin të Kudsit. “Këto sulme janë të patolerueshme; është koha që masakra në Gaza të ndalet”, shtoi ai.
Dy persona u vranë dhe disa u plagosën, përfshirë famullitarin e kishës, kur avionët luftarakë izraelitë goditën ndërtesën në lagjen Zeitoun të Qytetit të Gazës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
