Bota

Ministri i Jashtëm turk Fidan merr pjesë në takimin rajonal në Riad

Ministria tha se takimi u përqendrua në zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme

Seyit Şamil Kurt  | 19.03.2026 - Përdıtësım : 19.03.2026
Ministri i Jashtëm turk Fidan merr pjesë në takimin rajonal në Riad Foto: Mustafa Hatipoğlu/AA

Stamboll

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan mori pjesë në një takim në Riad të organizuar nga Arabia Saudite për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit rajonale, tha sot Ministria e Jashtme, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate të postuar në platformën turke të mediave sociale NSosyal, Fidan mori pjesë në takimin e mbajtur në kryeqytetin saudit.

Ministria tha se takimi u përqendrua në zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

Nuk u dhanë informacione shtesë në lidhje me rezultatet e takimit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.