Ministri i Jashtëm turk Fidan diskuton për zhvillimet në rajon me homologun francez
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan bisedoi me ministrin e Jashtëm francez Jean-Noel Barrot në lidhje me zhvillimet në rajon
Ankara
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan bisedoi me ministrin e Jashtëm francez Jean-Noel Barrot në lidhje me zhvillimet në rajon, raporton Anadolu.
Sipas informacioneve të siguruara nga burimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Fidan zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij francez Barrot.
Gjatë bisedës, u diskutuan në mënyrë gjithëpërfshirëse zhvillimet në rajon dhe u shkëmbyen hapa konkretë që mund të ndërmerren për të ulur tensionet aktuale dhe për t'i dhënë fund sulmeve.
