Bota

Ministri i Jashtëm turk do të marrë pjesë në takimin ministror të OSBE-së në Vjenë

Ministri Fidan pritet të zhvillojë bisedime dypalëshe me disa homologë, thanë burimet e ministrisë

Tuğba Altun  | 03.12.2025 - Përdıtësım : 03.12.2025
Ministri i Jashtëm turk do të marrë pjesë në takimin ministror të OSBE-së në Vjenë

Ankara

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan do të marrë pjesë në Takimin e 32-të të Këshillit Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që do të mbahet më 4-5 dhjetor në Vjenë, sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme, raporton Anadolu.

Takimi do të organizohet nga Finlanda, kryesuesja e OSBE-së për vitin 2025. Ministri Fidan pritet të zhvillojë bisedime dypalëshe me disa homologë, thanë burimet e ministrisë.

Është planifikuar që Fidan të flasë gjatë seancës së parë plenare të ditës së hapjes. Ai pritet të bëjë thirrje për ruajtjen e vlerave thelbësore të OSBE-së dhe të riafirmojë mbështetjen e Turqisë për të siguruar që organizata të mbetet funksionale në një kohë tensionesh të larta rajonale.

Ai do të mirëpresë përpjekjet e vazhdueshme që synojnë arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme midis Rusisë dhe Ukrainës, të theksojë nevojën për të ruajtur vrullin diplomatik dhe të vërë në dukje se Turqia është e gatshme të ndihmojë në lehtësimin e dialogut.

Fidan pritet të kritikojë veprimet e Izraelit në Lindjen e Mesme dhe gjenocidin në Gaza, duke përsëritur qëndrimin e Turqisë se konflikti izraelito-palestinez mund të zgjidhet vetëm përmes një zgjidhjeje me dy shtete.

Kryediplomati turk pritet të theksojë rëndësinë e vendimit të fundit për të shpërbërë Procesin e Minskut dhe organet e lidhura me të, një veprim i bërë i mundur nëpërmjet hapave të përbashkët nga Azerbajxhani dhe Armenia.

Finlanda do t'ia dorëzojë kryesinë e OSBE-së Zvicrës muajin e ardhshëm.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın