Ministri i Jashtëm rus takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut në Wonsan
Kremlini ka thënë se Lavrov do t’i përcjellë Kimit një mesazh nga presidenti rus Vladimir Putin.

Moskë
MOSKË (AA) – Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov zhvilloi një takim me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un, transmeton Anadolu.
Ministria e Jashtme ruse publikoi fotografi dhe video që tregojnë Lavrovin dhe Kimin duke përshëndetur njëri-tjetrin në qytetin turistik të Koresë së Veriut, Wonsan, por nuk zbuloi detaje rreth agjendës së takimit.
Më parë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Lavrov do t’i përcjellë Kimit një mesazh nga presidenti rus Vladimir Putin.
Lavrov mbërriti në Aeroportin e Wonsanit të premten, ku një zonë e re turistike bregdetare u hap zyrtarisht më 1 korrik.
Gjatë vizitës së tij, Lavrov zhvilloi gjithashtu bisedime me homologen e tij të Koresë së Veriut Choe Son-hui si pjesë e raundit të dytë të dialogut strategjik midis dy vendeve.
Ministri rus është planifikuar të qëndrojë në Korenë e Veriut deri më 13 korrik përpara se të udhëtojë për në Kinë për takimin e ministrave të jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).