Bota

Ministri i Jashtëm rus mbërrin në Korenë e Veriut

Sergey Lavrov do të zhvillojë bisedime me homologen e tij të Koresë së Veriut Choe Son-hui në Wonsan si pjesë e raundit të dytë të dialogut strategjik midis dy vendeve

Elena Teslova  | 11.07.2025 - Përdıtësım : 11.07.2025
Ministri i Jashtëm rus mbërrin në Korenë e Veriut

Moskë

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov mbërriti sot në Korenë e Veriut për një vizitë pune treditore, transmeton Anadolu.

Lavrov do të zhvillojë bisedime me homologen e tij të Koresë së Veriut Choe Son-hui në Wonsan si pjesë e raundit të dytë të dialogut strategjik midis dy vendeve, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova në Telegram.

Lavrov është planifikuar të qëndrojë në Korenë e Veriut deri më 13 korrik dhe më pas të vazhdojë për në Kinë për një takim të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se gjatë vizitës së tij në kryeqytetin Phenian, Lavrov do t’i përcjellë një mesazh nga presidenti rus Vladimir Putin udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Lavrov erdhi në Korenë e Veriut nga Kuala Lumpuri, ku mori pjesë në takime ministrore në kuadër të konsultimeve Rusi-ASEAN (Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore), Samitit të Azisë Lindore (EAS) dhe Forumit Rajonal të ASEAN-it për Sigurinë (ARF).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın