Bota

Ministri francez: Prioriteti ynë, të forcojmë aleancën me Nissanin

Ministri francez i Financave tha se prioritet i qeverisë franceze si aksionar në industrinë e automobilave Renault SA është që të konsolidojnë aleancën me Nissanin

Ekip  | 09.06.2019 - Përdıtësım : 10.06.2019
Ministri francez: Prioriteti ynë, të forcojmë aleancën me Nissanin

Fukuoka

Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, tha se prioritet i qeverisë franceze si aksionar në industrinë e automobilave Renault SA është që të konsolidojnë aleancën e saj me Nissanin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Le Maire deklaroi para gazetarëve të dielën pas takimit në Japoni të Grupit të 20 ekonomive më të zhvilluara të botës (G20), se ruajtja e vendeve të punës dhe fabrikave dhe teknologjisë Renault është shqetësimi i tyre kryesor.

Ai theksoi se konsolidimi i aleancës me prodhuesit e tjerë të makinave, si Fiat-Chrysler, është një çështje dytësore, por vendimet duhet t'i marrin vetë kompanitë.

I pyetur nga gazetarët, Le Maire, u përgjigj se nuk ka planifikuar një takim me drejtorin Nissan-it, Hirot Saikaw.

Fiat Chrysler papritmas e tërhoqi ofertën për t'u bashkuar me Renault javën e kaluar pasi prodhues francez i makinave kërkoi më shumë kohë për të nxitur Nissanin që të pajtohet me planin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın