Bota

Ministri Fidan takon në Moskë kreun e delegacionit rus për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

Kryediplomati turk Hakan Fidan u takua në Moskë me Vladimir Medinskyn, kreun e delegacionit rus për bisedimet e paqes në Stamboll dhe ndihmës presidencial i presidentit rus Putin

Gökhan Çeliker  | 26.05.2025 - Përdıtësım : 26.05.2025
Ministri Fidan takon në Moskë kreun e delegacionit rus për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

Ankara

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan u takua në Moskë me Vladimir Medinskyn, kreun e delegacionit rus për bisedimet e paqes në Stamboll dhe ndihmës presidencial i presidentit rus Vladimir Putin, transmeton Anadolu.

Në një postim të Ministrisë Jashtme në X thuhet se Fidan u takua në Moskë me Medinskyn, i cili kryesoi delegacionin rus në negociatat në Stamboll.

Medinsky kryesoi delegacionin rus në bisedimet e paqes në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll më 16 maj, ku Rusia dhe Ukraina rifilluan bisedimet e drejtpërdrejta të paqes pas një ndërprerjeje prej më shumë se tre vitesh. Gjatë takimit, të dyja palët ranë dakord të shkëmbenin nga 1.000 të burgosur dhe të fillonin hartimin e një dokumenti që përshkruan kushtet për armëpushim të mundshëm në luftën më shumë se 3 vjeçare.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın