Bota

Ministri britanik: Mundësitë e marrëveshjes tregtare për Brexit-in më të vogla se 50 për qind

Gove tha se ende shpreson që Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja do të arrijnë një marrëveshje, por shtoi se sjellja e BE-së nuk është e një pale serioze për të bërë kompromiset e nevojshme për të siguruar një marrëveshje

Ekip  | 19.10.2020 - Përdıtësım : 19.10.2020
Ministri britanik: Mundësitë e marrëveshjes tregtare për Brexit-in më të vogla se 50 për qind

Londër

Ministri i zyrës së kabinetit i qeverisë britanike, Michael Gove, ka deklaruar se mundësitë që Mbretëria e Bashkuar të arrijë një marrëveshje tregare pas Brexi-it janë më të vogla se 50 për qind, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një intervistë për Sky News, i pyetur nëse mundësitë e një marrëveshjeje tregtare tani janë më të vogla se 50 për qind, Gove tha se, "Mendoj se është më pak. Nuk mund të jem preciz, por një nga aryet pse është më pak është qëndrimi që është marrë në dy javët e fundit nga liderët e BE-së".

BE tha se blloku është gati të "intensifikojë" bisedimet dhe "të punojë për një marrëveshje, por jo me çdo çmim".

Prononcimi i ministrit Gove vjen pasi kryeministri britanik, Boris Johnson, të premten tha se BE-ja ka "braktisur idenë e marrëveshjes së tregtisë së lirë" dhe shefi britanik i negociatave për Brexit, Lord Frost, i tha negociatorit të BE-së për Brexit-in, Michel Barnier, se nuk ka asnjë kuptim të vinte në Londër. Megjithatë, sot të dy do të vazhdojnë të mbajnë bisedime virtuale dhe do të marrin një vendim lidhur me pjesën e javës. 

Gove u ankua se liderët e BE-së po ashtu kanë insistuar që të pranojnë një nivel kontrolli mbi autonominë e Mbretërisë së Bashkuar.

"Një vend i pavarur nuk mund të pranojë këtë. Dhe, në të njëjtën kohë, ata po thonë se duhet të vazhdojmë të kemi saktësisht të njëjtën qasje si më parë, për shembull, në ujërat tona të peshkimit dhe rezervat tona të peshkimit", theksoi Gove. 

Ai tha se ende shpreson që Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja do të arrijnë një marrëveshje, por shtoi se sjellja e BE-së nuk është e një pale serioze për të bërë kompromiset e nevojshme për të siguruar një marrëveshje. 

Lidhur me bisedimet në vazhdim, Gove tha se topi është në "fushën e kryenegociatorit të BE-së", duke shtuar se, "Ne e kemi bërë të qartë se duhet të shohim një ndryshim në qasjen nga BE-ja. Të shohim nëse BE e vlerëson rëndësinë e arritjes së marrëveshjes dhe rëndësinë e lëvizjes së terrenit". 

Mbretëria e Bashkuar u largua nga BE-ja më 31 janar të vitit 2020 dhe është në një periudhë tranzicioni deri më 1 janar të vitit 2021. Bisedimet tregtare do të sigurojnë një marrëveshje për atë që do të ndodh pas periudhës së tranzicionit, pasi kjo po ashtu do t'i japë fund lëvizjes së lirë të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.