Ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Katarit diskutojnë çështjet rajonale
Hakan Fidan dhe Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani kanë zhvilluar një bisedë telefonike, sipas burimeve diplomatike
Ankara
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, dhe homologu i tij nga Katari, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, diskutuan të premten çështje rajonale, thanë burime diplomatike turke, transmeton Anadolu.
Sipas burimeve, dy ministrat zhvilluan një telefonatë.
Turqia dhe Katari, së bashku me Egjiptin, kanë luajtur një rol të madh në arritjen e armëpushimit të tetorit në Gaza.
Të dy vendet janë pjesë e Bordit të Paqes, një iniciativë ndërkombëtare e udhëhequr nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e konceptuar fillimisht për të mbikëqyrur rindërtimin e Gazës pas luftës gati dyvjeçare të Izraelit, e cila rezultoi në vrasjen e më shumë se 71.000 palestinezëve, ndërsa shkatërroi rreth 90 për qind të infrastrukturës së enklavës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
