Politikë, Bota

Ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të Turqisë si dhe shefi i inteligjencës takohen me presidentin sirian

Ministrat Hakan Fidan dhe Yasar Guler, si dhe shefi i inteligjencës turke (MİT), Ibrahim Kalin, u takuan me Presidentin sirian, Ahmad al-Sharaa dhe zyrtarë të lartë sirianë në Damask

Gökhan Çeliker  | 22.12.2025 - Përdıtësım : 22.12.2025
Ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të Turqisë si dhe shefi i inteligjencës takohen me presidentin sirian Foto: Murat Gök / AA

Ankara

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yasar Guler dhe shefi i inteligjencës turke (MİT), Ibrahim Kalin, u takuan me Presidentin sirian, Ahmad al-Sharaa dhe zyrtarë të lartë sirianë në Damask, kryeqytetin e Sirisë, raporton Anadolu.

Sipas burimeve nga Ministria e Punëve të Jashtme, Fidan, Guler dhe Kalin u pritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut nga ministri i Jashtëm sirian, Asaad Hassan al-Shaibani, ministri i Mbrojtjes, Murhaf Abu Qasra dhe Kreu i Inteligjencës së Përgjithshme, Hussein al-Salama.

Delegacioni turk më pas u takua me presidentin sirian, ministrin e Jashtëm dhe ministrin Mbrojtjes dhe kreun e inteligjencës siriane.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.