Mijëra persona marshojnë nëpër New York në protestën e tretë “Pa Mbretër”
Turma marshoi nëpër Manhattan dhe kaloi përmes Times Square për të shprehur kundërshtimin ndaj veprimeve të ndryshme të qeverisë
New York
Mijëra protestues u mblodhën pranë Parkut Qendror në New York për protestën e tretë me sloganin “Pa Mbretër”, raporton Anadolu.
Turma marshoi nëpër Manhattan dhe kaloi përmes Times Square për të shprehur kundërshtimin ndaj veprimeve të ndryshme të qeverisë amerikane dhe duke porositur se askush nuk duhet të sundojë si “mbret” mbi të tjerët”.
Pjesëmarrësit mbanin pankarta dhe brohorisnin slogane kundër luftës dhe kundër Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) gjatë gjithë aktivitetit.
Protestuesit e përdorën në veçanti këtë marsh për të theksuar kundërshtimin e tyre ndaj politikave aktuale të zbatimit të imigracionit dhe masave më të gjera federale.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
