Mijëra njerëz tubohen në të gjithë Evropën për Gazën, kërkojnë “Liri për Palestinën”
Mijëra njerëz kanë organizuar demonstrata në të gjithë Evropën, përfshirë Gjermaninë, Austrinë dhe Suedinë, në solidaritet me palestinezët dhe duke përgjegjësi për agresionin izraelit ndaj Gazës

Vjenë/Stokholm/Berlin
Mijëra njerëz kanë organizuar demonstrata në të gjithë Evropën, përfshirë Gjermaninë, Austrinë dhe Suedinë në solidaritet me palestinezët, raporton Anadolu.
Një turme e madhe u mblodh në Sheshin Christian Broda Platz në Vjenë për Gazën, duke kritikuar qeverinë dhe Bashkimin Evropian (BE) për politikat e tyre ndaj Izraelit, i cili kreu gjenocid në Gaza. Protestuesit kërkuan nga qeveria austriake të ndjekë një politikë në përputhje me paqen dhe neutralitetin.
Duke mbajtur flamuj austriakë dhe palestinezë, turma brohoriti slogane si "Liri, paqe" dhe "Liri për Palestinën". Disa demonstrues gjithashtu mbanin pankarta të cilat shkruanin “Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë”.
Protestuesit gjermanë organizuan tubim në Berlin ku kërkuan t’i jepet fund pushtimit izraelit të Palestinës. Duke u mbledhur në lagjen qendrore Mitte të kryeqytetit, ata protestuan kundër gjenocidit të Izraelit në Gaza dhe kërkuan që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, të mbahet përgjegjës.
Protestuesit gjithashtu kërkuan shpërndarjen e menjëhershme të ndihmës humanitare në Gaza, ndërkohë “Liri për Palestinën”, “Izraeli terrorist” dhe “Gjermania financon, Izraeli bombardon” ishin ndër sloganet e brohoritura.
Qindra njerëz gjithashtu u tubuan në kryeqytetin suedez Stokholm për të përkujtuar edhe gazetarin Saleh al-Jaferavi, i cili u vra nga grupe të armatosura gjatë sulmit izraelit në Gaza. Ata u mblodhën në Sheshin Odenplan për të bërë thirrje për përgjegjësi.
Pjesëmarrësit e protestës gjithashtu dënuan Izraelin për vdekjen e më shumë se 255 gazetarëve dhe punonjësve të medias gjatë luftës izraelite.
Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.
Që nga tetori i vitit 2023, lufta gjenocidale izraelite ka vrarë të paktën 68.116 njerëz dhe ka plagosur 170.200 të tjerë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.