Mijëra njerëz protestojnë kundër sulmit ndaj kishës në Damask
- Demonstruesit kërkuan që autorët e sulmit të nxirren para drejtësisë

Shkup
SHKUP (AA) - Pas shpërthimit që ndodhi të dielën në një kishë në kryeqytetin e Sirisë, Damask, mijëra njerëz u mblodhën në zonën e kishave në lagjen Bab Touma të Damaskut për të protestuar kundër sulmit, raporton Anadolu.
Demonstruesit kërkuan që autorët e sulmit të nxirren para drejtësisë dhe duke mbajtur kryqe përcjellën mesazhe uniteti dhe solidariteti.
Në protestën e mbajtur në rajonin ku komuniteti i krishterë është i populluar dendur, morën pjesë përfaqësues nga grupe të ndryshme të shoqërisë.
Protestuesit marshuan nga lagjja Bab Touma në Bab Sharqi të shoqëruar me himne.
- Sulmi terrorist në kishë
Të dielën, organizata terroriste DEASH sulmoi Kishën Mar Elias në lagjen Duweila të Damaskut, duke shkaktuar vdekjen e 25 personave dhe plagosjen e 63 të tjerëve.
Turqia, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Jordania, Franca, Iraku dhe Bahreini dënuan sulmin terrorist që shkaktoi vdekje dhe plagosje të civilëve.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.