Bota

Mijëra izraelitë tubohen në të gjithë vendin, kërkojnë shkëmbim të burgosurish dhe armëpushim në Gaza

Tubimi kryesor u zhvillua në Sheshin e Pengjeve në Tel Aviv, me pjesëmarrjen e familjeve të pengjeve, ndërkohë mijëra të tjerë iu bashkuan protestave në Kuds, Haifa dhe qytete të tjera

Abdulbesar Ademi  | 21.09.2025 - Përdıtësım : 21.09.2025
Mijëra izraelitë tubohen në të gjithë vendin, kërkojnë shkëmbim të burgosurish dhe armëpushim në Gaza

Tel Aviv

Mijëra izraelitë kanë demonstruar në disa qytete të vendit, duke kërkuar një marrëveshje shkëmbimi të burgosurish me fraksionet palestineze të rezistencës që do të siguronte lirimin e të afërmve të tyre të mbajtur në Gaza, raporton Anadolu.

Tubimi kryesor u zhvillua në Sheshin e Pengjeve në Tel Aviv, me pjesëmarrjen e familjeve të pengjeve, ndërkohë mijëra të tjerë iu bashkuan protestave në Kuds, Haifa dhe qytete të tjera.

Në Kfar Saba, Izraeli qendror, protestuesit bllokuan një rrugë kryesore si pjesë e përpjekjeve për të ushtruar presion mbi qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahi për të arritur një marrëveshje.

Izraeli vlerëson se 48 pengje izraelite janë aktualisht në Gaza, përfshirë 20 që besohet se janë gjallë. Ndërkohë, mbi 11 mijë palestinezë mbahen në burgjet izraelite, shumë prej të cilëve vuajnë nga torturat, uria dhe neglizhenca mjekësore, me vdekje të shumta të raportuara.

Familjet e pengjeve izraelite akuzojnë kryeministrin Netanyahu se sakrifikoi jetën e të dashurve të tyre për të ruajtur pushtetin e tij politik.

Hamasi vazhdimisht ka deklaruar gatishmërinë e tij për të përfunduar një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Izraelin për të liruar të gjitha pengjet izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë, për t'i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të siguruar tërheqjen e plotë të forcave izraelite.

Megjithatë, Netanyahu i ka refuzuar vazhdimisht propozimet e tilla, duke këmbëngulur në vend të kësaj në marrëveshje të pjesshme që do t'i lejonin atij të vononte dhe të impononte kushte të reja në çdo fazë të negociatave.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.