Mijëra njerëz mbushin malin Fuji të Japonisë ndërsa fillon sezoni i ngjitjes
Sezoni vjetor fillon mes përpjekjeve për të lehtësuar mbipopullimin dhe ndikimin në mjedis

Ankara
Japonia shpalli fillimin e sezonit të ngjitjes në malin Fuji mes përpjekjeve për të lehtësuar mbipopullimin dhe ndikimin në mjedis, transmeton Anadolu.
Sezoni filloi ndërsa shtegu më i njohur u hap të martën, me autoritetet lokale që ngarkuan një tarifë të dyfishuar prej 4.000 jenësh (28 dollarë) për të lehtësuar mbipopullimin, raportoi "Kyodo News" me seli në Tokio.
Prefektura Yamanashi pranon një maksimum prej 4.000 shëtitësish në ditë në shtegun Yoshida e cila është rruga më e përdorur për në majën e malit 3.776 metra (12.388 feet).
Shtegu është planifikuar të mbetet i hapur deri më 10 shtator.
Autoritetet kanë shtrënguar masat mes një rritjeje të vizitorëve të huaj dhe shqetësimit në rritje për shumë shëtitës të papërgatitur që janë parë në mal vitet e fundit.
Shëtitësit që planifikojnë të përdorin shtegun Yoshida duhet të bien dakord me kushtet e përcaktuara nga qeveria lokale kur bëjnë rezervim online, përfshirë përdorimin e veshjeve të ngrohta dhe këpucëve të përshtatshme.
Tre shtigje të tjera në anën e prefekturës Shizuoka të malit janë planifikuar të hapen më 10 korrik.
Mali Fuji, i shpallur Trashëgimi Kulturore Botërore e UNESCO-s në vitin 2013, tërheq qindra mijëra njerëz çdo vit gjatë sezonit zyrtar të ngjitjes deri në shtator.