Bota

Mijëra njerëz mblidhen në kryeqytetin e Jemenit për solidaritet me palestinezët

- Protestuesit u mblodhën kundër sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës.

Ajdin Aliji  | 28.08.2025 - Përdıtësım : 28.08.2025
Mijëra njerëz mblidhen në kryeqytetin e Jemenit për solidaritet me palestinezët

Shkup

Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin "Sebin" në kryeqytetin e Jemenit, Sana, në solidaritet me Gazën dhe popullin palestinez, raporton Anadolu.

Protestuesit u mblodhën kundër sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës.

Izraeli ka vrarë mbi 63 mijë palestinezë në Gaza që nga tetori 2023. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet me zi buke.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın