Bota

Mijëra njerëz marshojnë në Udine kundër Izraelit para ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës

Mijëra njerëz morën pjesë mbrëmë në një demonstratë pro-palestineze përpara ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës midis Italisë dhe Izraelit në Udine të Italisë

Ajdin Aliji  | 15.10.2025 - Përdıtësım : 15.10.2025
Mijëra njerëz marshojnë në Udine kundër Izraelit para ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës Foto: Valeria Ferraro/AA

Shkup

Mijëra njerëz morën pjesë mbrëmë në një demonstratë pro-palestineze përpara ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës midis Italisë dhe Izraelit në Udine të Italisë, raporton Anadolu.

Brohoritjet "Liri për Palestinën" dhe "Tregojini Izraelit kartën e kuqe" jehonin në të gjithë qytetin ndërsa pjesëmarrësit kërkuan që Izraeli të ndalohet nga ngjarjet sportive ndërkombëtare për shkak të operacioneve të tij në Gaza.

Një flamur palestinez 18 metra i gjatë dhe një banderolë e madhe e kuqe me sloganin "Tregojini Izraelit kartën e kuqe" udhëhoqën procesionin.

Disa demonstrues mbanin një mbulesë simbolike 23 metra të gjatë dhe shtatë metra të gjerë, të mbuluar me emrat e shkruar me dorë të më shumë se 18 mijë fëmijëve të vrarë nga Izraeli në Rripin e Gazës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın