Mijëra njerëz marshojnë në Karakas, kërkojnë kthimin e fëmijëve që dyshohet se mbahen në SHBA
- Demonstrata, e cila mblodhi nëna, gjyshe dhe të afërm të të miturve, si dhe të afërm të venezuelasve që pretendohet se mbahen në El Salvador, synon ta bëjë këtë situatë të dukshme dhe të kërkojë një reagim ndërkombëtar

Shkup
KARAKAS (AA) - Mijëra venezuelas janë tubuar në kryeqytetin Karakas për të kërkuar kthimin e fëmijëve që dyshohet se mbahen në SHBA të ndarë nga familjet e tyre, raporton Anadolu.
Demonstrata, e cila mblodhi nëna, gjyshe dhe të afërm të të miturve, si dhe të afërm të venezuelasve që pretendohet se mbahen në El Salvador, synon ta bëjë këtë situatë të dukshme dhe të kërkojë një reagim ndërkombëtar.
Pjesëmarrësit mbanin pankarta me parullën "SOS" dhe fotografi të fëmijëve, si një thirrje urgjente për ndërgjegjësim global.
Ky mobilizim është pjesë e denoncimeve të vazhdueshme nga ana e qeverisë venezuelase për të ashtuquajturin "vjedhje" ose mbajtje të të miturve nga autoritetet amerikane, një shifër që, sipas burimeve zyrtare, tashmë e kalon numrin prej 30 rastesh.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.