Bota

Mijëra haxhinjë falën namazin e xhumasë në Xhaminë e Profetit në Medine

Haxhinjtë që kaluan ditët e tyre në Medinë duke adhuruar dhe duke vizituar vende dhe zona të shenjta mbërritën në xhaminë En-Nebawi herët gjatë ditës për të falur namazin e xhumasë

Sabri Kesen  | 13.06.2025 - Përdıtësım : 14.06.2025
Mijëra haxhinjë falën namazin e xhumasë në Xhaminë e Profetit në Medine Foto: Sabri Kesen / AA

Medine

Muslimanët që kryen Haxhin në tokat e shenjta e falën namazin e xhumasë në xhaminë En-Nebawi në Medinë të Arabisë Saudite në të cilën profeti Muhamed punoi në ndërtim e saj dhe në të cilën ndodhet edhe varri i tij, raporton Anadolu.

Haxhinjtë që kaluan ditët e tyre në Medinë duke adhuruar dhe duke vizituar vende dhe zona të shenjta mbërritën në xhaminë En-Nebawi herët gjatë ditës për të falur namazin e xhumasë.

Ndërsa prisnin kohën e namazit të xhumasë, haxhnjtë lexuan Kuranin dhe u lutën. Ata gjithashtu kryen namaze vullnetare gjatë kësaj.

Me afrimin e kohës së namazit të xhumasë, në xhaminë En-Nebawi dhe përreth saj u përjetua një intensitet dhe qindra mijëra haxhinjë u rreshtuan dhe falën namazin e xhumasë brenda dhe përreth xhamisë En-Nebawi.

Pas namazit të xhumasë, haxhinjtë falën edhe namazin e xhenazes, kaluan përpara Huxhra al-Saadat (dhomës së profetit) u përshëndetën dhe u lutën.

Grupi i fundit i haxhinjve turq që kryen obligimin e Haxhit do të niset nga Meka më 4 korrik dhe nga Medina më 7 korrik.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın