Bota

Mianmari shpall shtatë ditë zie kombëtare pas tërmetit vdekjeprurës

Numri i të vdekurve nga tërmeti ka kaluar në 1.700 ndërkohë mbi 3.400 janë të lënduar dhe mbi 300 të tjerë të zhdukur

Saadet Gökce, Agim Sulaj  | 31.03.2025 - Përdıtësım : 01.04.2025
Mianmari shpall shtatë ditë zie kombëtare pas tërmetit vdekjeprurës

Istanbul

Mianmari ka shpallur të hënën shtatë ditë zie kombëtare pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë prej 7.7 ballësh që goditi qendrën e Mianmarit të premten, transmeton Anadolu.

Flamuri kombëtar do të lëshohet në gjysmë-shtizë si pjesë e zisë, sipas medias shtetërore.

Numri i të vdekurve nga tërmeti ka kaluar në 1.700 ndërkohë mbi 3.400 janë të lënduar dhe mbi 300 të tjerë të zhdukur.

Ndërkohë, sundimtari i juntës së Mianmarit, gjeneral Min Aung Hlaing, zhvilloi të dielën një bisedë telefonike me kryeministrin e Malajzisë, Anwar Ibrahim. Palët diskutuan ndikimin e tërmetit dhe përpjekjet për shpëtim dhe ndihmë.

Rusia, India, Kina, Tajlanda, OKB-ja, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vende të tjera, kanë dërguar ekipe të specializuara të kërkimit dhe shpëtimit, bashkë me ndihma humanitare.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın