Bota

Mianmari përfshihet nga përmbytje të mëdha, rreth 300 persona humbin jetën

Raportohet se 200 mijë njerëz janë prekur nga përmbytjet dhe se në qytetin Yamethin të rajonit qendror Mandalay, rreth 200 kufoma u gjetën pasi 350 shtëpi u shkatërruan nga një rrëshqitje dheu

Riyaz Khaliq Khaliq  | 17.09.2024 - Përdıtësım : 18.09.2024
Mianmari përfshihet nga përmbytje të mëdha, rreth 300 persona humbin jetën Foto: AA/Arkiv

Istanbul

Shirat e dendur dhe përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në Mianmar me rreth 300 viktima, duke shkaktuar thirrje për ndihmë ndërkombëtare, transmeton Anadolu.

Tajfuni Yagi solli shira të dendur dhe përmbytje në Azinë Juglindore si dhe në pjesë të Kinës.

Sipas DVB TV, rreth 300 njerëz humbën jetën "për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që kur tajfuni Yagi mbërriti në Mianmar më 9 shtator".

Në raportim thuhet se më shumë se 200 mijë njerëz janë prekur nga përmbytjet.

Në qytetin Yamethin të rajonit qendror Mandalay, rreth 200 kufoma u gjetën pasi 350 shtëpi u shkatërruan nga një rrëshqitje dheu.

“Numri i saktë i vdekjeve dhe shtëpive të shkatërruara është ende i paqartë. Ne jemi ende duke përpiluar lista”, tha një banor i Yamethin që ndihmon viktimat e përmbytjeve.

Gjithashtu, raportohet se shumica e vdekjeve ndodhën për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

Në raportim thuhet se përmbytjet shkatërruan pesë diga, katër faltore dhe më shumë se 65 mijë shtëpi.

Junta ushtarake në Mianmar, si dhe grupet e opozitës në mërgim, kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare për të përballuar situatën emergjente të krijuar nga përmbytjet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın