Bota

Mianmari nuk do të japë leje që i dërguari i ASEAN-it të takohet me Suu Kyi

Qeveria ushtarake në pushtet e Mianmarit nuk do të japë leje që liderja e rrëzuar nga pushteti Aung San Suu Kyi të takohet me të dërguarin e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN)

Saadet Firdevs Aparı  | 14.10.2021 - Përdıtësım : 14.10.2021
Mianmari nuk do të japë leje që i dërguari i ASEAN-it të takohet me Suu Kyi

Ankara

Qeveria ushtarake në pushtet e Mianmarit nuk do të japë leje që liderja e rrëzuar nga pushteti Aung San Suu Kyi të takohet me të dërguarin e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët thanë se i dërguari i ASEAN-it nuk u pengua të vizitonte vendin, por nuk do të lejohet të takohet me ish-udhëheqësen Suu Kyi, e cila është e burgosur për krime, raportoi agjencia e lajmeve të Tajvanit CNA.

Zëdhënësi Zaw Min Tun tha se vonesa e OKB-së në miratimin e qeverisë ushtarake të kandidaturës për ambasadorin e OKB-së ishte e motivuar politikisht. Ai theksoi se se OKB-ja, vendet dhe organizatat e tjera "duhet të shmangin standardet e dyfishta kur hyjnë në marrëdhënie ndërkombëtare".

I dërguari special i ASEAN-it, Erywan Yusof javën e kaluar tha se mosveprimi i administratës ndaj planit të ASEAN-it është "ekuivalent me tërheqjen" dhe se disa shtete anëtare "po diskutojnë thellësisht" për përjashtimin e Min Aung Hlaing nga samiti këtë muaj.

Erywan në deklaratën e tij në fillim të javës tha se ai nuk mban anë ose nuk ka një qëndrim politik dhe se mezi po e pret vizitën.

Grusht shteti ushtarak në Mianmar

Ushtria e Mianmarit mori pushtetin më 1 shkurt, pas akuzave për mashtrim në zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2020 dhe pas tensioneve politike në vend.

Ushtria kishte ndaluar shumë zyrtarë dhe drejtues të partisë në pushtet, veçanërisht udhëheqësen e vendit dhe ministren e Jashtme, Aung San Suu Kyi dhe për një vit kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Si rezultat i ndërhyrjes së armatosur të ushtrisë së Mianmarit kundër protestuesve, kundër grushtit të shtetit dhe grupeve rebele, rreth 1.000 persona kanë humbur jetën dhe mijëra demonstrues janë arrestuar.

Teksa demonstratat në shkallë të gjerë ende vazhdojnë në vend. Gjithashtu vazhdon edhe gjyqi ndaj zyrtarëve të lartë qeveritarë në gjykatat ushtarake.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın