Bota

Mesxhidet në Kuds, pasuri kulturore dhe frymëzim për libër

Drejtori i Qendrës Kulturore Turke Instituti Yunus Emre në Beirut, Ibrahim Furkan Özdemir, ka përmbledhur në një libër të gjitha mesxhidet e Kudsit, përfshirë edhe Mesxhid al-Aksanë

Turgut Alp Boyraz  | 05.11.2019 - Përdıtësım : 05.11.2019
Mesxhidet në Kuds, pasuri kulturore dhe frymëzim për libër

Kuds

Drejtori i Qendrës Kulturore Turke Instituti Yunus Emre në Beirut, Ibrahim Furkan Özdemir, ka përmbledhur në një libër të gjitha mesxhidet e Kudsit, përfshirë edhe Mesxhid al-Aksanë, të cilat i ka fotografuar gjatë tri viteve kur ka shërbyer në këtë qytet, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për AA, Özdemir tregoi se ka vizituar 58 mesxhidet historike në Kudsin e lashtë, të cilat gjithashtu i ka fotografuar dhe ka bërë hulumtime në lidhje me to.

"Këto mesxhide janë tapi e Kudsit", tha ai.

"Kushdo që viziton një ditë këtë qytet të bekuar, le të njihet me dyert, rrugët, medresetë, çezmat, xhamitë e Kudsit. Edhe këtë punim u mundova ta bëjë në këtë drejtim", tha Özdemir, duke përshkruar librin e tij "Thesaret e Kudsit: Mesxhidet".

Shkrimtari rikujton se në rrethet ku jetojnë muslimanët, jeta sociale për shkak të pushtimit izraelit ka ardhur pothuajse në pikën e ndalesës. Ai thotë se ata që vizitojnë Kudsin, përveç Mesxhid al-Aksasë, duhet t'i vizitojnë edhe mesxhidet e tjera, ku duke biseduar me palestinezët, do të kontribuojnë në rigjallërimin e qytetit.

Özdemir bëri të ditur se në fund të librit gjendet një hartë për ata që duan të dinë vendndodhjen e të gjitha faltoreve.

15 faltore që datojnë nga Perandoria Osmane

Özdemir tha se ka identifikuar 15 faltore të ndërtuara gjatë periudhës së shtetit të fundit islam në Kuds, Perandorisë Osmane, duke shtuar se edhe gati të gjitha faltoret e tjera i janë nënshtruar rinovimit gjatë periudhës osmane.

Disa nga faltoret e ndërtuara gjatë periudhës osmane janë Rasasi, Suveygat Allun, Ebubekir Siddik, Mesxhidet Dergas, shtoi ai.

Njohje me historinë islame gjatë vizitës në mesxhide

Siç thotë İbrahim Furkan Özdemir, në qytetin e Kudsit, të çliruar nga Hazreti Omeri, gjenden mesxhide të ngelura nga periudhat e gati të gjitha shteteve të rëndësishme islame.

"Është e mundur të vizitohen faltoret në këtë qytet të shenjtë një nga një dhe të bëhet një udhëtim në historinë islame, sepse pothuajse të gjitha shtetet islame kanë monumente këtu", shprehet Özdemir, duke shtuar se ka shumë pak qytete që ofrojnë një mundësi të këtillë sikurse Kudsi.

Disa mesxhide u mbyllën për shkak të pushtimit izraelit

Duke theksuar se nga 58 mesxhide, 20 aktualisht janë të mbyllura për kryerjen e riteve, Özdemir thotë se disa prej tyre janë shkatërruar tërësisht dhe në vend të tyre janë ndërtuar shtëpi, furra ose kisha.

Sipas tij, edhe pushtimi izraelit në qytet ka ndikuar negativisht në këto mesxhide.

"Pas pushtimit izraelit në Kuds në vitin 1967, shumë prej mesxhideve u detyruan të mbyllen për adhurim. Disa prej tyre u rihapën më vonë. Nismat e iniciuara nga Autoriteti i Vakëfeve Islame për rihapjen e disa mesxhideve, të cilat janë ende të mbyllura, vazhdojnë.

Mesxhid në çdo lagje

Shkrimtari thekson Qyteti i Vjetër i rrethuar me mure në Kuds është i ndarë në katër lagje, atë muslimane, të krishtere, armene dhe hebreje, duke shtuar se një ndarje e tillë nuk ekzistonte para pushtimit izraelit në vitin 1967.

"Prandaj, sot, është e mundur të hasen mesxhide në të gjithë qytetin. Emrat e studiuesve dhe njerëzve të drejtë që jetuan në lagje të ndryshme dhe rrethe të Kudsit ende vazhdojnë të jetjojnë përmes emrave të rrugëve atje", thotë Özdemir.

"Mos i braktisni mesxhidet në Kuds"

Özdemir thekson se policia izraelite dhe kolonët hebrenj bëjnë presion dhe bastisje në shumë mesxhide që sot janë të hapura në Kuds, përfshirë Mesxhid al-Aksanë, ndërsa nënvizon se vizitimi i të gjitha mesxhideve, duke përfshirë edhe ato të mbyllura, është shumë i rëndësishëm.

"Mos i braktisni këto mesxhide", thotë Özdemir, duke iu drejtuar turistëve që planifikojnë të vizitojnë Kudsin.

Pse u ndërtuan mesxhidet e vogla rreth Aksasë?

Sipas Özdemir, ata që vizitojnë rrugët e Qytetit të Vjetër kanë mundësi të shohin edhe mesxhide të vogla disa minuta larg Mesxhid al-Aksasë.

"Këto mesxhide janë ndërtuar për t'u shërbyer esnafëve të cilët në kohë të namazeve pauzonin, por nuk kishin mundësi të arrinin në Aksa. Po ashtu, mesxhide të vogla janë ndërtuar edhe për persona të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, ato janë ndërtuar edhe në nder të dijetarëve dhe personave të drejtë që ndërronin jetë në katër anët e qytetit, si dhe për haxhilerë dhe udhëtarë", tregon Özdemir.

12 minare në Qytetin e Vjetër

Özdemir më tej shpjegon se emrat dhe adresat e të gjitha mesxhideve, atyre që ekzistojnë dhe atyre të rrënuar, gjenden të regjistruara në Regjistrat Gjyqësore të ngelura nga periudha osmane.

"Në zonën e Qytetit të Vjetër gjenden 12 minare. Katër prej këtyre janë në kompleksin e Mesxhid al-Aksasë. Të tjerat janë pranë mesxhideve të njohura me emrat Hankah Salahiyye, Dergas, Mi’zenetu’l-Hamra, Kale, Omeru’l-Kebir, Diysi, Omer bin Hattab dhe Zaviyetu’l-Mevleviyye", tha Özdemir.

Kryqtarët shndërruan mesxhidet në kisha ose ahur

Pas çlirmimit të Kudsit nga ana e Hazreti Omerit, Mesxhid al-Aksa gjatë historisë ishte nën kontrollin e shteteve Emevi, Abbasi, Fatimi, Selçuk, kryqtarëve, Eyyubi, Mamluk, Perandorisë Osmane, Britanisë, Jordanisë dhe Izraelit, shton Özdemir.

"Mesxhidet brenda Haram al-Sherifit në periudhën e kryqtarëve u rrënuan në tërësi, kurse disa prej tyre u shndërruan në kisha, e disa të tjera në ahur", thotë ai.

Sipas tij, Salahuddin Eyyubi përdori të gjitha mundësitë për ta ktyer Mesxhid al-Aksanë në gjendjen e vjetër pasi çliroi Kudsin.

"Të gjitha shtetet islame pas periudhës së Hulafa al-Rashidinëve patën nderin t'i shërbejnë në mënyrë të denjë Mesxhid al-Aksasë, kibles sonë të parë. Nëse shikojmë vetëm kupolën brenda Xhamisë së Kibles, është e mundur të vërejmë kaligrafi të të gjitha shteteve islame. Nga ana tjetër, Izraeli hap pas hapi zbaton plane që në njëfarë mënyre ta ndajë apo ta shkatërrojë strukturën aktuale", tha Özdemir për AA.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın