Bota

Merz: Nuk mund ta imagjinoj takimin e ardhshëm Rusi-Ukrainë pa një armëpushim

- "Nuk mund ta imagjinoj takimin e ardhshëm (Rusi-Ukrainë) të zhvillohet pa një armëpushim. Pra, le të punojmë për këtë", tha kancelari gjerman Merz

Salih Okuroğlu  | 18.08.2025 - Përdıtësım : 18.08.2025
Merz: Nuk mund ta imagjinoj takimin e ardhshëm Rusi-Ukrainë pa një armëpushim

Burgenland

VJENË (AA) - Kancelari gjerman, Friedrich Merz tha deklaroi se nuk mund ta imagjinojë takimin e ardhshëm Rusi-Ukrainë pa një armëpushim, transmeton Anadolu.

Merz bëri një deklaratë për media para takimit në Shtëpinë e Bardhë, ku morën pjesë presidenti i SHBA-së, Donald Trump, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE).

"Hapat e ardhshëm janë më kompleksë, por rruga është hapur. Të premten e kaluar (15 gusht), ju (Trump) hapët rrugën, por tani rruga për negociata komplekse është hapur", tha kancelari gjerman.

Merz tha se duan që një armëpushim të arrihet duke filluar nga takimi i ardhshëm.

"Nuk mund ta imagjinoj takimin e ardhshëm (Rusi-Ukrainë) të zhvillohet pa një armëpushim. Pra, le të punojmë për këtë dhe të përpiqemi të ushtrojmë presion mbi Rusinë, sepse besueshmëria e këtyre përpjekjeve që po ndërmarrim sot varet të paktën nga arritja e një armëpushimi që nga fillimi i negociatave serioze, që nga hapi tjetër", theksoi Merz.

Ai vuri në dukje se takimi në fjalë duhet të jetë takim trepalësh, pavarësisht se ku mbahet.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.