Bota

Merz: Gjermania mund të bojkotojë Eurovizionin 2026 nëse Izraeli përjashtohet

"Do ta mbështesë këtë. Mendoj se madje është skandal që kjo po diskutohet. Izraeli ka një vend atje”, tha Merz për bojkotimin e ngjarjes nëse Izraeli përjashtohet

Asiye Latife Yılmaz  | 06.10.2025 - Përdıtësım : 06.10.2025
Merz: Gjermania mund të bojkotojë Eurovizionin 2026 nëse Izraeli përjashtohet Foto: AA/Arkiv

Stamboll

Gjermania mund të tërhiqet nga Eurovizioni i vitit të ardhshëm nëse Izraeli përjashtohet nga festivali i këngës, transmeton Anadolu.

“Do ta mbështesë këtë. Mendoj se madje është skandal që kjo po diskutohet. Izraeli ka një vend atje”, tha Merz për bojkotimin e ngjarjes nëse Izraeli përjashtohet.

Duke folur për transmetuesin publik ARD, Merz tha se “solidariteti i Gjermanisë me Izraelin nuk ka qenë kurrë në dyshim”.

“Ndjenjat e mia personale ndaj Izraelit janë tërësisht pozitive. Është një vend i mrekullueshëm. Megjithatë, sipas mendimit tim, disa nga veprimet ushtarake në luftën e Gazës shkuan shumë larg”, tha Merz.

Një votim online në muajin tetor, përpara afatit të muajit dhjetor për vendet për të konfirmuar pjesëmarrjen, do t’u lejojë të gjitha shteteve konkurruese të vendosin nëse do ta përjashtojnë Izraelin nga festivali i këngës në vitin 2026.

Gjermania është ndër kontribuesit kryesor financiar të Eurovizionit, së bashku me Francën, Italinë, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Franca ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në konkursin e vitit të ardhshëm, ndërsa Spanja u bë e para nga këto vende që njoftoi se do të tërhiqet nëse Izraeli nuk përjashtohet nga Eurovizioni 2026.

Irlanda, Sllovenia dhe Holanda tashmë kanë deklaruar qartë se nuk do të marrin pjesë në konkurs nëse Izraeli pranohet, ndërkohë Islanda, Belgjika dhe Polonia kanë paralajmëruar se mund të ndërmarrin hapa të ngjashëm.

Konkursi i vitit të ardhshëm është caktuar për në muajin maj në Vjenë të Austrisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.