Bota

Merz: Gjermania harton një “strategji të madhe” të re në epokën e konkurrencës së fuqive të mëdha

Kancelari Merz tha se Berlini po punon për të ulur tensionet me administratën e Trumpit dhe për të rivendosur marrëdhëniet transatlantike, por njëkohësisht po përgatitet të përshtatet me ndryshime themelore në rendin global

Ayhan Şimşek  | 20.02.2026 - Përdıtësım : 20.02.2026
Merz: Gjermania harton një “strategji të madhe” të re në epokën e konkurrencës së fuqive të mëdha

Berlin

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se Gjermania po formëson një “strategji të madhe” të re së bashku me aleatët evropianë për të përballuar një epokë të konkurrencës në rritje të fuqive të mëdha, , transmeton Anadolu.

Duke folur në kongresin e partisë së tij, Unionit Kristian Demokrat (CDU), Merz tha se Berlini po punon për të ulur tensionet me administratën e presidentit amerikan Donald Trump dhe për të rivendosur marrëdhëniet transatlantike, por njëkohësisht po përgatitet të përshtatet me ndryshime themelore në rendin global.

“SHBA po tregon gjithnjë e më pak interes për rolin e një fuqie garantuese të rendit ndërkombëtar. Do të ishte e mençur ta pranonim këtë pa iluzione dhe pa nostalgji”, u u tha lideri konservator delegatëve të partisë.

Ai shtoi se gjermanët nuk duhet të qëndrojnë pasivë, por të formësojnë aktivisht të ardhmen.

“Ne po vendosim prioritete të reja. Kështu po merr formë një strategji e madhe e re, posaçërisht për Gjermaninë brenda një Evrope të bashkuar”, tha Merz, duke kujtuar ish-kancelarin Konrad Adenauer, i cili udhëhoqi politikën e jashtme gjermane në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore.

“Ashtu si Konrad Adenauer, ne do të tregojmë guxim, guximin për të formësuar të ardhmen dhe guximin për t’u afirmuar në këtë botë”, shtoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.