Bota

Melania Trump kërkon shkarkimin e një këshilltareje në Shtëpinë e Bardhë

"Zyra e zonjës së parë të SHBA-së vlerëson se Mira Ricadel nuk meriton më të punojë në Shtëpinë e Bardhë", ka thënë Stephanie Grisham, zëdhënësja e Melania Trump

Emre Aytekin  | 14.11.2018 - Përdıtësım : 15.11.2018
Melania Trump kërkon shkarkimin e një këshilltareje në Shtëpinë e Bardhë

Ankara

ANKARA (AA) – Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Melania Trump thuhet se ka kërkuar shkarkimin nga detyra të zëvendëses së këshilltarit për siguri të presidentit të SHBA-së Donald Trump, Mira Ricardel, raporton Anadolu Agency (AA).

Stephanie Grisham, zëdhënësja e Melania Trump, komentoi pretendimet për shkarkimin e Ricardel.

"Zyra e zonjës së parë të SHBA-së vlerëson se Mira Ricadel nuk meriton më të punojë në Shtëpinë e Bardhë", ka thënë Grisham.

Shtëpia e Bardhë ende nuk ka lëshuar njoftim zyrtar lidhur me shkarkimin e Ricardel nga detyra.

"Wall Street Journal" në lajmet e publikuara të martën thekson se gjatë vizitës së Melania Trump në Afrikë muajin e kaluar ka ardhur deri te një konflikt të ekipit të saj dhe Ricardel për vendet në avion.

Siç pretendohet, Ricardel më herët ka patur mosmarrëveshje edhe me Sekretarin e Mbrojtjes Jim Mattis dhe me kolegë të tjerë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.