Politikë, Bota

Melania Trump do të drejtojë një seancë të KS-OKB-së muajin e ardhshëm

Zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump do të kryesojë një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së muajin e ardhshëm, duke shënuar një ngjarje historike

Gizem Nisa Çebi Demir  | 26.02.2026 - Përdıtësım : 26.02.2026
Melania Trump do të drejtojë një seancë të KS-OKB-së muajin e ardhshëm

Stamboll

Zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump do të kryesojë një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së muajin e ardhshëm, duke shënuar një ngjarje historike ndërsa SHBA-ja merr presidencën e radhës së këshillit, transmeton Anadolu.

CNN raportoi të mërkurën se takimi, i planifikuar për 2 mars në selinë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York, do të përqendrohet në "Fëmijët, Teknologjinë dhe Arsimin në Konflikt", duke bashkuar anëtarët e këshillit dhe palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë ambasadorin e SHBA-së në OKB, Mike Waltz.

Në një deklaratë, zyra e zonjës së parë tha se seanca synon "të theksojë rolin e arsimit në avancimin e tolerancës dhe paqes botërore", duke shtuar se "udhëheqja e znj. Trump do të shënojë herën e parë që një Zonjë e Parë e SHBA-së në detyrë kryeson Këshillin e Sigurimit ndërsa anëtarët shqyrtojnë arsimin, teknologjinë, paqen dhe sigurinë".

Iniciativa përputhet me avokimin e saj të fundit rreth fëmijëve të prekur nga lufta Rusi-Ukrainë, përfshirë përpjekjet për të ribashkuar të miturit e ndarë gjatë konfliktit.

Kohët e fundit ajo njoftoi kthimin e disa fëmijëve ukrainas dhe një fëmije rus në familjet e tyre, një kauzë që ajo e ka promovuar gjatë mandatit të dytë të presidentit Donald Trump.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.