Bota

Meksikë, të paktën 7 persona humbin jetën nga rrëzimi i një avioni të vogël

Një aeroplan i vogël që po përpiqej të bënte ulje emergjente u rrëzua në një largësi rreth 5 kilometra nga Aeroporti Toluca, afërsisht 50 kilometra në perëndim të Meksikos

Bekir Aydoğan  | 16.12.2025 - Përdıtësım : 16.12.2025
Meksikë, të paktën 7 persona humbin jetën nga rrëzimi i një avioni të vogël

Mexico City

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan i vogël u rrëzua rreth 50 kilometra në perëndim të Meksikos, kryeqytetit të Meksikës, transmeton Anadolu.

Koordinatori i Mbrojtjes Civile të Meksikos, Adrian Hernandez, deklaroi se një aeroplan i vogël që po përpiqej të bënte ulje emergjente u rrëzua në një largësi rreth 5 kilometra nga Aeroporti Toluca, afërsisht 50 kilometra në perëndim të Meksikos.

Hernandez vuri në dukje se në bord ishin tetë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit, por deri më tani janë gjetur trupat e shtatë personave.

Në anën tjetër transmetohet se një hetim po zhvillohet lidhur me shkakun e aksidentit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın