Meksika këtë vitë ka dhënë mbi 4 mijë e 700 viza humanitare për kubanezët
Me këto viza kubanezët mund të qëndrojnë vetëm 20 ditë në Meksikë, që është kohë e mjaftueshme për të kaluar përtej kufirit të SHBA-ve

Meksikë
MEKSIKË (AA) - Meksika këtë vit ka lëshuar 4 mijë e 717 viza humanitare për kubanezët, bëri të ditur dje Instituti meksikan i Migracionit, raporton Anadolu Agency (AA).
Me këto viza kubanezët mund të qëndrojnë vetëm 20 ditë në Meksikë, që është kohë e mjaftueshme për të kaluar përtej kufirit të SHBA-ve.
Në nëntor, rreth 8 mijë kubanezë tentuan të arratisen në SHBA, të cilët kanë mbetur në Kosta Rika, pasi Nikaragua kishte mbyllur kufirin e saj jugor.
Në janar, Meksika ka vendosur të fillojë lëshimin e vizave humanitare për kubanezët, me qëllim të zbatimit të rendit në mesin e emigrantëve në situata të jashtëzakonshme.