Politikë, Bota

Meksika dërgon mbi 800 tonë ndihma humanitare në Kubë

Anijet e Marinës Meksikane transportuan ushqim, qumësht pluhur dhe furnizime higjienike

Seda Sevencan  | 09.02.2026 - Përdıtësım : 09.02.2026
Meksika dërgon mbi 800 tonë ndihma humanitare në Kubë

Stamboll

Meksika ka dërguar më shumë se 800 tonë ndihmë humanitare në Kubë, duke riafirmuar politikën e saj të gjatë të solidaritetit me vendet e Amerikës Latine, tha të dielën Ministria e Jashtme e vendit, transmeton Andolu.

Dy anije mbështetëse logjistike të Marinës Meksikane, Papaloapan dhe Isla Holbox, u nisën nga porti i Veracruz duke mbajtur më shumë se 814 tonë furnizime të destinuara për popullin e Kubës, pas udhëzimeve të presidentes Claudia Sheinbaum.

Papaloapan po transporton 536 tonë artikuj ushqimorë thelbësorë, si dhe produkte higjienike, ndërsa Isla Holbox po transporton mbi 277 tonë qumësht pluhur.

Anijet pritet të mbërrijnë në Kubë brenda katër ditësh.

Më shumë se 1.500 tonë qumësht pluhur dhe fasule mbeten për t'u dërguar, shtoi Ministria.

"Përmes këtyre veprimeve, Qeveria e Meksikës riafirmon parimet humaniste dhe frymën e solidaritetit që e udhëheqin atë, si dhe angazhimin e saj për bashkëpunim ndërkombëtar midis popujve, veçanërisht me ata që kanë nevojë për ndihmë humanitare në situata emergjence dhe cenueshmërie. Kuba dhe Meksika janë kombe vëllezër, trashëgimtare të një historie të gjatë solidariteti që ne e nderojmë sot", tha ajo.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın