Meksikë, të paktën 13 të vdekur dhe 98 të plagosur në një aksident hekurudhor
Tridhjetë e gjashtë nga të plagosurit u shtruan në spital dhe pjesa tjetër pësoi lëndime jo serioze, thanë autoritetet
Oaxaca
Të paktën 13 persona u vranë dhe 98 u plagosën pasi treni doli nga shinat në Meksikë, transmeton Anadolu.
Bëhet e ditur se 13 persona humbën jetën dhe 98 të tjerë u plagosën në një aksident ku treni Interoceanic doli nga shinat në shtetin jugor Oaxaca në Meksikë.
Tridhjetë e gjashtë nga të plagosurit u shtruan në spital dhe pjesa tjetër pësoi lëndime jo serioze, thanë autoritetet.
