Meksikë, reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje në qytetin Ciudad Juarez
- Si pasojë e përmbytjeve nga reshjet e dendura, niveli i ujit arriti në 1.5 metra duke përmbytur shtëpitë në lagjet Montada, Fronteriza Baja dhe Felipe Angeles.

Ankara
CIUDAD JUAREZ (AA) - Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje intensive në qytetin Ciudad Juarez të Meksikës, raporton Anadolu.
Si pasojë e përmbytjeve nga reshjet e dendura, niveli i ujit arriti në 1.5 metra duke përmbytur shtëpitë në lagjet Montada, Fronteriza Baja dhe Felipe Angeles.
Autoritetet njoftuan se shumë shtëpi janë dëmtuar rëndë.
Autoritetet bashkiake kanë bërë të ditur se zonat më të prekura janë lagjet Montada, Fronteriza Baja dhe Felipe Angeles, veçanërisht ato përreth rrugëve Isla Salomon, Santiago, Nogales, Loreto dhe Arroyo de Las Viboras.