Meka, zemra e botës islame: Nga maja filmohet pamja "mbresëlënëse" e turmës
Meka, e përshkruar në Kuran si "Nëna e Qyteteve", është një qytet i ngulitur me lutjet e profetëve Ibrahim dhe Ismail dhe kujtimet e profetit Muhamed ndërsa Qabeja është simbol i besimit në një Zot
Mekë
Meka, zemra e botës islame, është vendi ku miliona muslimanë takohen gjatë gjithë vitit, raporton Anadolu.
Kibleja e muslimanëve, Qabeja e Madhërishme brenda Mesxhid-i Haramit, e konsideruar si tempulli i parë dhe më i shenjtë në tokë, vizitohet për shekuj me radhë nga ata që dëshirojnë të kryejnë detyrat e haxhit dhe umres pa ndërprerje.
Meka, e përshkruar në Kuran si "Nëna e Qyteteve", është një qytet i ngulitur me lutjet e profetëve Ibrahim dhe Ismail dhe kujtimet profetit Muhamed ndërsa Qabeja është simbol i besimit në një Zot.
Tavafi që muslimanët kryejnë këtu nuk është thjesht një ecje fizike, por një mënyrë për t'u harmonizuar me rrotullimin e universit dhe për t'u takuar me Krijuesin.
Muslimanët që dëshirojnë të përfitojnë nga atmosfera shpirtërore e tre muajve të shenjtë, gjatë muajit Rexhep (sipas kalendarit islam) vizituan Qaben, duke krijuar një fluks të madh brenda Mesxhid-i Haramit dhe rreth saj.
Qabeja e filmuar në mes të muajit Rexhep, shfaqi një pamje "mbresëlënëse".
Muzeu i Kullës së Orës, i vendosur në katet më të larta të Kullës Abraj Al-Bait, e cila është ndërtesa e tretë më e lartë në botë dhe mundëson shikimin e atmosferës shpirtërore të Mekës nga rreth 600 metra lartësi, ofron një përvojë jashtëzakonisht të veçantë për vizitorët.
Nga teraca panoramike e kullës, Qabeja duket e rrethuar nga miliona njerëz nga gjuhë, racë dhe ngjyra të ndryshme, që lëvizin si një trup i vetëm në "ihramet" (veshjet speciale gjatë adhurimit) e tyre.
Pamja nga teraca tregon oborrin gjigant të Mesxhid-i Haramit, që zë rreth 400 mijë metra katrorë, elegancën e minareve dhe rrjedhën e pafund të turmës rreth Qabes në të gjithë madhështinë e saj.
