Bota

Mediat izraelite: SHBA-ja e sheh Turqinë si aktorin kryesor në Siri dhe jo Izraelin

Një artikull i botuar në gazetën izraelite "Haaretz" nga Ben Samuels trajtoi ndryshimin në qëndrimin e SHBA-së ndaj Izraelit në Siri

Faruk Hanedar  | 03.06.2025 - Përdıtësım : 04.06.2025
Mediat izraelite: SHBA-ja e sheh Turqinë si aktorin kryesor në Siri dhe jo Izraelin

Kuds

Mediat izraelite shkruajnë se emërimi i ambasadorit të SHBA-së, Tom Barrack në Ankara nga presidenti amerikan Donald Trump si përfaqësues special për Sirinë tregon se ai e konsideron Turqinë si aktorin kryesor në Siri dhe jo Izraelin, transmeton Anadolu.

Një artikull i botuar në gazetën izraelite "Haaretz" nga Ben Samuels trajtoi ndryshimin në qëndrimin e SHBA-së ndaj Izraelit në Siri.

Emërimi i ambasadorit amerikan Barrack në Ankara, i cili është me origjinë libaneze si përfaqësues special për Sirinë u komentua se kjo tregon një afrim midis SHBA-së dhe Turqisë dhe konfirmon se Washingtoni e shohin Turqinë dhe jo Izraelin, si aktorin kryesor në Siri.

Ky veprim shkaktoi shqetësime në Izrael në lidhje me politikat e qeverisë së Tel Avivit në Lindjen e Mesme, përcillet në artikullin në të cilin tërhiqet vëmendja për faktin se "mbështetësit e fortë" të Izraelit, koordinatore e njësisë së Iranit dhe Izraelit, me shtetësi të dyfishtë amerikano-izraelite Merav Ceren dhe koordinatori i Njësisë për Afrikën, Eric Trager, u hoqën nga postet e tyre në Këshillin Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së.

Duke vënë theksin se pavarësisht mbështetjes së vazhdueshme publike të Trumpit për përpjekjet luftarake të Izraelit, Samuels vlerëson se pozicionimi i Trumpit në anën e Turqisë kundër Izraelit për të ardhmen e Sirisë pas bisedimeve me Iranin, marrëveshjes me Huthit në Jemen dhe bisedimeve me Hamasin për Gazën, ka të ngjarë të shfaqet si pika e ardhshme kryesore e fërkimit në marrëdhëniet Washington-Tel Aviv.

Ndër të tjera në artikull janë përfshirë edhe vlerësimet e Michael Koplow-it nga Forumi i Politikave të Izraelit se "Izraeli dhe administrata e Trumpit nuk janë në të njëjtin mendim për Turqinë dhe Sirinë. Sigurisht që ka një befasi në Izrael që i njëjti person do të drejtojë politikat e Turqisë dhe Sirisë në të njëjtën kohë. Ky është një pranim i heshtur se SHBA-ja e shoh Turqinë si aktorin kryesor në Siri".

Artikulli gjithashtu tërhoqi vëmendjen ndaj deklaratave të Barrack-ut të ngjashme me ato të presidentit Recep Tayyip Erdoğan, duke thënë se "Një shekull më parë, Perëndimi imponoi harta, mandate, vizatoi kufij dhe sovranitet të huaj. Sykes-Picot ndau Sirinë dhe rajonin e gjerë jo për paqe, por për interesa imperiale. Ky gabim u kushtoi brezave të tërë. Nuk do ta bëjmë përsëri këtë. Ka përfunduar periudha e ndërhyrjes së Perëndimit".

Më tej u theksua se presidenti amerikan Trump nuk ka shqetësim për të qenë në një linjë me Tel Avivin në çështjen e zbatimit të politikës në Lindjen e Mesme, se sulmet e vazhdueshme të Izraelit ndaj Sirisë do të përshkallëzojnë tensionet dhe se kjo do të forcojë pozicionin e Turqisë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın