Mediat izraelite: 26 mijë ushtarë izraelitë po marrin trajtim për çrregullime psikologjike
Afërsisht 26 mijë prej tyre që marrin trajtim vuajnë nga çrregullime psikologjike, ku 33 për qind të këtyre e përbëjnë rastet me çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD).

Kuds
Është raportuar se në Izrael afërsisht 80 mijë ushtarë po marrin trajtim, prej të cilëve 26 mijë për çrregullime psikologjike, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të gazetës "Yedioth Ahranot", Departamenti për rehabilitim i Ministrisë së Mbrojtjes aktualisht ofron trajtim për afërsisht 80 mijë anëtarë të personelit ushtarak të plagosur, si meshkuj ashtu edhe femra.
Afërsisht 26 mijë prej tyre që marrin trajtim vuajnë nga çrregullime psikologjike, ku 33 për qind të këtyre e përbëjnë rastet me çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD).
Departamenti për rehabilitim ka ndarë më shumë se gjysmën e buxhetit të tij vjetor, afërsisht 4.2 miliardë shekel (rreth 1.2 miliardë dollarë), për shërbime për pacientët që marrin trajtim në departament.
Theksohet se numri i ushtarëve të plagosur dhe përhapja e rasteve të vetëvrasjes midis ushtarëve përbëjnë "rrezik kombëtar".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.