Bota

Mediat britanike: Mbretëria e Bashkuar tërheq një pjesë të personelit ushtarak nga baza në Katar

Ky veprim vjen mes spekulimeve në rritje mbi sulme të mundshme ushtarake amerikane kundër Iranit

Burak Bir  | 14.01.2026 - Përdıtësım : 14.01.2026
Mediat britanike: Mbretëria e Bashkuar tërheq një pjesë të personelit ushtarak nga baza në Katar

Londër

Britania po tërheq një pjesë të personelit nga baza ajrore “al-Udeid” në Katar, ku Forca Ajrore Mbretërore (RAF) është e stacionuar së bashku me trupat amerikane, ndërsa presidenti Donald Trump po shqyrton veprime kundër Iranit, raportuan mediat britanike, transmeton Anadolu.

Transmetuesi britanik BBC njoftoi se ka mësuar që një pjesë e personelit ushtarak britanik po tërhiqet, së bashku me ata amerikanë.

Ndërkohë, Telegraph, duke cituar të dhëna fluturimesh, raportoi se një avion i RAF-it ka fluturuar këtë mëngjes nga “RAF Akrotiri” në Qipron Jugore drejt bazës katariote dhe tani po kthehet në Qipron Jugore.

Britania ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare.

Ky veprim vjen mes spekulimeve në rritje mbi sulme të mundshme ushtarake amerikane kundër Iranit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın